Dy fuoristrada breshëri ndaj policisë”, skena që frikësoi qytetarët (FOTOT)
Një skenë reale filmi, e përballjes së bandave me policinë, ka shkaktuar panik tek qytetarët në Elbasan.
Edhe pse nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por për disa xhirime, “filmi aksion” në mes të qytetit ka zënë të papërgatitur qytetarët.
Në pamje shihen 3 makina të policisë, ndërsa një “fuoristradë” e zezë ju vjen përballë dhe aty plasin të shtënat. Përplasjes u bashkohet një makinë e tretë.
Skena të tilla, fatkeqësisht nuk janë të panjohura edhe në jetën reale për qytetarët e Elbasanit, një prej qyteteve me kriminalitetin më të lartë në vend.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



