E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Djali m’u poshtërua edhe i vdekur” / Nëna shqiptare në Itali nxjerr foton lakuriq në korridor dhe kërkon drejtësi
Publik News

“Djali m’u poshtërua edhe i vdekur” / Nëna shqiptare në Itali nxjerr foton lakuriq në korridor dhe kërkon drejtësi

Një nënë shqiptare ka tronditur opinionin publik në Itali duke u shfaqur para një gjykate me fotografinë e zhveshur të kufomës së djalit të saj të ndjerë në formë proteste për të kërkuar drejtësi.

Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, që vdiq nga një aksident në punë në moshën 26 vjeçare, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo. Mëngjesin e kësaj të marte ajo u shfaq para gjykatës së Ternit me një poster të madh ku ishin vendosur fotot e të riut, të zhveshur dhe pa jetë, në hollin e urgjencës së spitalit Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit në punë.

Këto foto Lena thotë se i ka marrë nga dosja e prokurorisë, ndërkohë që një hetim është hapur lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

“Djali m’u poshtërua i gjallë dhe i vdekur”, deklaroi Lena.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të gruas shqiptare, hetimet që përfshijnë personelin shëndetësor tashmë janë arkivuar disa herë. Ajo bën thirrje që të rihapen.

“I bëj thirrje prokurorit të Perugia që të ndërhyjë”, tha ajo, duke shtuar se protestën do ta vazhdojë deri në gjetjen e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.