Raporti i KLSH: Astrit Hado drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore shkakon dëm ekonomik 172 milion lekë në buxhetin e shtetit
Raportii Kontrolli të Lartë të Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar -172 milion lekë dëm në buxhetin e shtetit për vitin 2019 në institucionin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë përmbledhur rezultatet e të gjitha auditiveve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën 2019 dhe 2020.
Në këtë raport përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara.
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, se këto dëme janë konstatuar nga ana e institucioneve që janë audituar në periudhën 2019-2020.
Raporti thekson, se për vitin 2019, shpenzimet e përgjithshme të sistemit të sigurimit shoqëror (përfitime dhe administrimi) janë në shumën 131,238 milion lekë, ndërsa të ardhurat janë në shumën 131,066 milion lekë me një rezultat fiskal negativ prej -172 milion lekë. Nga këto të ardhura të ardhurat nga kontributet janë në shumën 84,198 milion lekë, të cilat mbulojnë vetëm 64% të shpenzimeve, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Nga auditimi përputhshmërinë e veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), me kriteret e vlerësimit përfshirë kuadrin ligjor, rregullat dhe udhëzimet që lidhen dhe ndikojnë në mbledhjen e të ardhurave nga kontributet në përgjegjësi të tij dhe nga burime të tjera, si dhe përdorimin e fondeve/burimeve të krijuara gjatë ushtrimit të aktivitetit përkatës.
“Theksimi i Çështjes”
Nga të dhënat e mbledhura dhe të audituara arritëm në konkluzionin e përgjithshëm se:
Me gjithë përpjekjet dhe punën e mirë të evidentuar gjatë vitit 2019 dhe 2020 në administrimin e kujdesshëm të sistemit të sigurimeve shoqërore u konstatuan përsëri problematika, që kanë ndikuar negativisht në treguesit financiar dhe në qëndrueshmërinë fiskale të këtij sistemi.
Kështu, për vitin 2019 dhe për vitin 2020 financimi nga buxheti i shtetit për të balancuar buxhetin e përgjithshëm të sigurimeve shoqërore ashtu si në vitet e mëparshme mbetet përsëri tepër i lartë.
Konkretisht:
-Për vitin 2019, shpenzimet e përgjithshme të sistemit të sigurimit shoqëror (përfitime dhe administrimi) janë në shumën 131,238 milion lekë, ndërsa të ardhurat janë në shumën 131,066 milion lekë me një rezultat fiskal negativ prej -172 milion lekë. Nga këto të ardhura të ardhurat nga kontributet janë në shumën 84,198 milion lekë, të cilat mbulojnë vetëm 64% të shpenzimeve.
Diferenca prej 46,868 milion lekë është financuar nga buxheti i shtetit. Në këtë financim, vetëm deficiti neto i sistemit të pensioneve që subvencionohet direkt nga buxheti i shtetit është në masën 37,717 milion. lekë dhe zë 33 % të shpenzimeve neto të pensioneve publike (114,019 milion lekë) në Shqipëri, ose 2.24 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
-Për vitin 2020, shpenzimet e përgjithshme të sistemit të sigurimit shoqëror janë në shumën 134,152 milion lekë, ndërsa të ardhurat janë në shumën 141,649 milion lekë me një rezultat fiskal pozitiv prej + 7,497 milion lekë. Nga këto të ardhura, të ardhurat nga kontributet janë në shumën 82,420 milion lekë, të cilat mbulojnë vetëm 61% të këtyre shpenzimeve.
Diferenca prej 58,228 milion lekë është financuar nga buxheti i shtetit dhe në këtë financim, vetëm deficiti neto i sistemit të pensioneve që subvencionohet direkt nga buxheti i shtetit është në masën 39,835 milion lekë dhe zë 35 % të shpenzimeve neto të pensioneve publike (115,127 milion lekë) në Shqipëri, ose 2.54 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Masë disiplinore:
Mbështetur në nenin 37 të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1996 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Administrativ nr. 5 datë 14.08.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 3/2, datë 26.02.2008 “Për personelin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, kapitulli V “Shkeljet, masat disiplinore dhe procedimi disiplinor”, pasi të jenë identifikuar përgjegjësitë në lidhje me shkeljet e konstatuara e të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, i rekomandohet Titullarit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vlerësim dhe dhënie masash disiplinore nga “Vërejtje” deri “Largim nga puna”.
për gazetën SHQIP nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar -172 milion lekë dëm në buxhetin e shtetit për vitin 2019 në institucionin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë përmbledhur rezultatet e të gjitha auditiveve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën 2019 dhe 2020.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco