E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U padit nga LSI, Alqi Bllako: Kam pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve!
Publik News

U padit nga LSI, Alqi Bllako: Kam pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve!

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit.

Deputeti Bllako shprehet për “News24”  se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.
Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.
Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.
Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, thekson ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.