E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu politik i PD / Manjani: Duket seksi për popullin, juridikisht është spekullim
Publik News

Vettingu politik i PD / Manjani: Duket seksi për popullin, juridikisht është spekullim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se nga pikëpamja e një shteti demokratik kjo nismë është një spekulim. Manjani tha se është një maskaradë nga pikëpamje kushtetuese, ndonëse seksi në aspektin populist.

“Tema e diskutimit është seksi për popullin dhe në vetvete nisma është populiste. Nëse duam ta analizojmë juridikisht është një spekulim i madh.

Nëse kriteri është populizmi hajde ta bëjmë, t’I biem dhe e embyllim emsionin,

Nga pikëpamja e standardit demokratik është një spekulim. Në thelb është një OFL e re që ose do duhet të legalizojë pisllëkun e politikës , që kush e kalon presupozohet i pastër që në fakt nuk është i pastër. Bile është më e poshtër akoma, sepse tenton të përdorë gjykatën për të legalizuar thashetheme. Duhet t’i bëjmë një fotografi situatës legale ku gjendet shteti. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Në shtetin tonë normat kanë dalë nga fuqia dhe bëjmë ligje të posaçme dhe i shmangen të gjitha normave. Ai shtet me ligje të posaçme është shumë afër diktaturës”, tha Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.