E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA jep dritën jeshile: Të vaksinohen fëmijët 5 deri në 11 vjeç
Lajme

SHBA jep dritën jeshile: Të vaksinohen fëmijët 5 deri në 11 vjeç

Një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të lejuar që vaksina Pfizer/BioNTech t’u jepet fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç.

Ekspertët e Administratës së Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh. Në shtator, kompania tha se testimet e saj treguan se dozat anti Covid ishin të sigurta për fëmijët në atë grupmoshë.

Shtetet e Bashkuara tashmë po ua japin atë atyre 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë.

Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të FDA-së përcaktoi të martën se përfitimet nga marrja e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

FDA pritet të miratojë gjetjet e komitetit, duke i hapur rrugën drejtorit të CDC që të rekomandojë që vaksinimet të fillojnë në fillim të muajit të ardhshëm.

Të dhënat e testeve të kompanisë iu dorëzuan rregullatorëve në shtator. Në to thuhe se vaksina prodhonte një përgjigje imune “të fuqishme” të antitrupave në atë grup moshe.

Fëmijëve në atë grup moshe u jepet një e treta e dozës që u jepet të rriturve.

Rregullatorët, megjithatë, duhej të peshonin gjithashtu rrezikun e inflamacionit të zemrës, një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Të dhënat zyrtare nga SHBA tregojnë se 160 fëmijë të moshës pesë deri në 11 vjeç kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Në total, vendi ka regjistruar afër 740,000 vdekje nga virusi.

Por, miliona e kanë kontraktuar sëmundjen, mijëra prej të cilëve përfunduan në spital. SHBA ka raportuar gjithashtu më shumë se 5000 raste të një sëmundjeje të rrallë inflamatore të lidhur me infeksionet Covid, e cila ka vrarë 46 fëmijë.

Të hënën, Moderna njoftoi se do të dorëzonte të dhënat e provës tek rregullatorët pasi një studim zbuloi se vaksina e saj Covid prodhoi një “përgjigje të fuqishme të antitrupave neutralizues” te fëmijët e moshës gjashtë deri në 11 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.