Elon Musk kundërshton taksën ndaj miliarderëve në SHBA
Miliarderët amerikanë kanë nisur një fushatë kundërshtuese ndaj një propozimi për të taksuar me 100 milionë dollarë në vit për tri vitet e ardhshme të gjithë ata që kanë në llogaritë e tyre shifra me 12 zero.
Elon Musk është i pari që ka dalë kundër planit të demokratëve, që janë duke hartuar planin e taksave për vitin e ardhshëm. Ai e quan joreal këtë propozim dhe mbështet idenë se qeveria po u vihet pas të pasurve për të financuar paketat e saj të mëdha financiare kundër ndryshimeve klimatike dhe programeve sociale.
Propozimi që është ende në fazë vlerësimi është bërë nga kreu i Komitetit të Financave në Senat, demokrati Ron Wayden. Ai prek të gjithë personat që kanë mbi 1 miliard dollarë pasuri dhe që kanë raportuar të paktën 100 milionë dollarë të ardhura në tre vitet e fundit.
Kjo do të prekte rreth 1000 persona në SHBA, nga të cilët demokratët parashikojnë që në 10 vite të përfitojnë të arkëtojnë në formën e taksave nga 200 deri në 250 miliardë dollarë.
Elon Musk u është bashkuar zërave që kundërshtojnë këtë plan.
“Çdo taksë e re jorealiste do të reflektohet te klasa e mesme dhe pensionet në vitet e ardhshme. Do të nisë më miliarderët dhe më pas do të kalojë te milionerët e më pas te biznesi modest, me shumë mundësi brenda dekadës”, thuhet në letër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



