E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi i 600 personave, qytetarët e Krujës në protestë: Rrjeti i ujit u mor nga tubat e naftës në Ballsh
Publik News

Helmimi i 600 personave, qytetarët e Krujës në protestë: Rrjeti i ujit u mor nga tubat e naftës në Ballsh

Helmimi i mbi 600 qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm, ka mbledhur këta të fundit para Bashkisë së këtij qyteti. Mësohet se dhjetëra qytetarë po protestojnë para këtij institucioni në lidhje me situatën e shkaktuar si pasojë e ujit që konsumojnë, i cili nga analizat e deritanishme rezultoi se kishte përmbajtje amoniaku si dhe me bakterin enterokok.

Qytetarët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Artur Bushi si dhe drejtorin e Ujësjellësit.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve.

Ndërkohë, disa të tjerë thonë se tubat e ujësjellësit janë marrë në Bulqizë. Aktualisht uji që shkon në banesa te qytetarëve është i pakonsumueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.