E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironizon Gjekmarkaj: Një kunjë për Andi Bushatin, vëllezërit Peka të Maxhunit, Çlirim Gjatën dhe Doktorin e Hysni Kapos Sali Berisha
Publik News

Ironizon Gjekmarkaj: Një kunjë për Andi Bushatin, vëllezërit Peka të Maxhunit, Çlirim Gjatën dhe Doktorin e Hysni Kapos Sali Berisha

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka ironizuar situatën brenda PD të shkaktuar pas largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Ai nuk kursen ironinë ndaj kritikëve të tij.

Ty te dhimset vetja qe nuk ju bashkove dy nipave te Hysniut (Andi Bushati e Agim Nesho), nipit të Maxhunit (Çlirim Peka) e djalit të xha Rrustemit (Çlirim Gjata)  për të mbrojtur të djathtën historike dhe Doktorin e Hysniut (Sali Berisha)! Unë djali i Sules (Ditmir Bushati) e vuaj shumë mungesën  në këtë front .

Ne si Parti mbështesim fort kauzën e Doktorit për demokratizim se atë morëm si model dhe demokratizuam tonën !! 

Me Bashen si kalon ? Po mire me duket. Kujdes porositi se tani ti i duhesh i ke dalë kundër Doktorit që të kishte qejf se sapo të kalojë kjo gjë  ai do mendojë ky që i prishi qejfin Doktorit të madh, mua ma prish ku e ku ndaj të jep të shtyrën.

Po jo mor burrë mos u shqetëso s’me paske njohur fare -jetoj me përkohësinë e gjërave siç erdha ik pa u zvarritur !! Unë mendoj me kokën time! Ngjan ashtu, edhe vetë kujtoja se mendoja ne kokën time sa herë flisja dhe Ramës i pëlqenin.

Me kokën e tij kisha menduar. Po jooo insistova! Ashtu thua por e kam provuar ne kurriz , a më ke parë 6 vjet mish e thua me Ramën kur befas për fajin tim që të ndreqem më hoq.

Si ndihesh pyeti si vartës i Bardhit , Gridës, Rushajt, Alibeut , Tabakut !! Mirë shumë si në gji të Krishtit, por ata janë Kardinalë unë si imzot Doçi, një shkallë më poshtë-Abat por “Abat nulius” me varësi vetëm nga Papa dmth nga Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.