E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po kërkonte biznesmenin e zhdukur,  policia kap rastësisht trafikantin e drogës në Tiranë
Lajme

Po kërkonte biznesmenin e zhdukur, policia kap rastësisht trafikantin e drogës në Tiranë

Ky është Ferdinant Rrushi i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastesisht, mbasi 43 vjeçari u thirr në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën ,  denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha .

Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.

Shtetasi Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Versioni se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie, konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë, që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë”Pasat”, që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari, i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në prani të një stacioni.

Me shumë gjasë, thonë hetuesit, në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë ADN-je dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Burimet i thonë Top Channel,s e njëherazi teksa kanë ndjekur itenerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri, në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin, që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës, që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine, që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.