E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për kryetarin e ri të FRPD-s! Berisha: Ky është akt stalinist
Publik News

Gara për kryetarin e ri të FRPD-s! Berisha: Ky është akt stalinist

Por pas vendimit të Lulzim Bashës për të hapur garën për kryetarin e ri ka reaguar FRPD duke e kundërshtuar.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Sali Berisha. Nga Lushnja ku mbajti “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri e cilësoi vendimin e Lulzim Bashës stalinist dhe u bëri thirrje të rinjve të ngrihen. “Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD-së në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist, i mirëfilltë dhe i dukshëm.

Të rinjtë tek ne dhe gratë nuk janë leva të partisë, janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera dhe principe dhe qëllime, kanë vendin dhe pavarësinë e tyre. Në këtë formë si ka vepruar sot, kryetari pa parti, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë në njëri i vetëm, këto mund ti bënte vetëm diktatori. Ndaj u bëj thirrje të rinjve, të marrin në dorë këtë foltore sikur po e marrin cdo ditë e më shumë” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.