E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vaksinohuni një orë e më parë”/ Rama apel qytetarëve: Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike
Lajme

“Vaksinohuni një orë e më parë”/ Rama apel qytetarëve: Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për të gjithë të pavaksinuarit. Kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje të luftës së përditshme të mjekëve me Covid-19. Përmes kësaj video, Rama shprehet se sot ka një zgjidhje.

Kryeministri shkruan krahas këtyre pamjeve se të gjithë duhet të vaksinohen, për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Nga ana tjetër kujtojmë se vetëm pak ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.