E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohet nga puna drejtori i shkollës në Pogradec
Lajme

Pezullohet nga puna drejtori i shkollës në Pogradec

Pogradec- Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar të Korçës ka pezulluar drejtorin Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet nga dy 14 vjeçare për ngacmim seksual.

Deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij, ai do të jetë i pezulluar. Ndërkohë pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë gjykatës për masën e tij të sigurisë. Dy nxënëset pretendojnë se drejtori i shkollës i ka ngacmuar edhe me mesazhe telefonike.

Gjatë ditës së djeshme reagoi për këtë rast dhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se drejtori dhe kushdo tjetër që bën veprime të tilla të turpshme duhet të marrë ndëshkimin e merituan nga drejtësia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.