E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashamir Shehi i drejtohet Manastirliut: Mund të na hutoni sa të doni ne këtu me histori ambulancash e riparime, por…
Politikë

Dashamir Shehi i drejtohet Manastirliut: Mund të na hutoni sa të doni ne këtu me histori ambulancash e riparime, por…

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi e vuri theksin sot në fjalën e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tek pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.Duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shehi tha se e gjithë energjia e ministrisë duhet të përqendrohet tek menaxhimi i pandemisë.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta”, tha Shehu, i cili tregoi edhe një barcaletë në lidhje me planin për restaurimin e 6 katëshit në QSUT.

“Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’o drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjthë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?”, tha Shehi.

“Jo nuk bëhet më”, reagoi Manastirliu.

“I gjithë ky disktuim është cështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem”, tha Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.