Berisha jep “lajmin e hidhur” për Bashën dhe fton Ramën në debat: Do t’i numëroj krimet
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha pati “një lajm të hidhur” për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Nga Pogradeci, ish-kryeministri deklaroi se nesër do të dorëzohen 4200 firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Firmat e anëtarëve demokratë, ku kërkohet ngritja e Kuvendit Kombëtar, do të dorëzohen nesër në PD.
“Për peng kryetarin kam një lajm të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para këtyre firmave. 4200 kanë firmosur, por do të vijnë edhe 10 mijë të tjerë në Kuvend. Do kemi fitoren më vendimtare ndaj narkoshtetit.”
Ish-kryeministri që kërkon të rimarrë sërish Partinë Demokratike, sfidoi edhe Edi Ramën, të cilin e ftoi në debat televiziv. Gjithsesi, ftesa e tij duket e pamundur, pasi për kryeministrin Edi Rama, opozita është ajo që drejtohet nga Lulzim Basha.
“Kam një mesazh për Edi Ramën. Edvin, je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Berishën do të bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor dhe të gjitha ata që jetojnë me djersën e ballit të tyre, të gjithë ata që e konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar.
Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv dhe të t’i numëroj të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre 8 viteve, dhe pastaj mbathja në Beograd se atje të presin me krahët haptazi”, tha Berisha.
****
“Ministrat dhe ligjet i vendosin trafikantët”/ Berisha sulmon Ramën nga “Foltorja” në Pogradec: Borxhin e shtetit e mori me 62%, e çoi në 100%
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur “Foltoren” e Pogradecit me akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë në këto 8 vite ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë duke i detyruar ata të largohen nga vendi.
Sipas ish-liderit të Partisë Demokratike, në çdo institucion vendosin trafikantët të cilët emërojnë ministrat dhe diktojnë ligjet në Parlament.
“Sot ne mblidhemi këtu në një moment kritik për vendin. Mblidhemi në një moment kritik sepse në 8 vite, Shqipëria nuk ka lënë rekord të zi pa thyer në Europë. Shqipëria u shndërrua gjatë këtyre viteve nga vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, çka shënonte një hov të jashtëzakonshëm, sot është vendi me rrogë mesatare më të ulët në rajon, pensionet më të ulëta, vendi ku çmimet janë më të larta në rajon. Dhe ka çmime që janë më të lartat në Europë. Është vendi ku kafshata e gojës kushton rreth 80 herë më shumë se në BE. Vendi ku nafta ka çmim identik, shitet në Pogradec njësoj si në Luzanë. Në rast se deri në vitin 2014 nga 2007, rikthimi i shpresës tek shqiptarët, popullsia të rritej. Nga 2014 deri në sot, shqiptarët kryesojnë Europën për braktisjen e vendit të tyre. Si një politikë e spastrimit etnik, 520 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria.
Në raport me vendin, mallin e kanë më të madh se të gjithë të tjerët, por largohen nga ky vend pasi nuk ndërtojnë dot jetën e tyre. Kreu i Meduzës është Edi Rama, vret tek ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet. Edi Rama zëvendësoi shtetin ligjor me shtetin e mafies. Ndërtoi shtetin në të cilin në çdo vendim, në rrugë në biznese e parlament, vendos mafia. Trafikantët diktojnë ligjet në parlament, emërojnë ministrat në qeveri. Dy herë njëri-pas tjetrit. Ka pasur korruspion përpara, por ju garantoj se korrupsioni i mëparshëm nuk krahasohet me atë të sotmin” – u shpreh ish-kryeministri.
Për Berishën, korrupsioni në vend është rritur tej mase, dhe një prej shkaqeve sipas tij, është zgjerimi i qeverisë dhe administratës.
“Dua të japë dy shembuj. Nuk ka vend në botë pa korrupsion. Konservatorët përdorin dy armë, së pari qeveri të vogël. Sa më e vogël qeveria, aq më shumë zvogëlohet korrupsioni. Transparenca. Numri i rrogtarëve të qeverisë është dyfishuar, janë rritur me 15 herë të ashtuquajturat tenderat sekrete. Tenderat sekrete janë vjedhje. Në kulmin e pandemisë, kjo narkoqeveri firmosi kontrata miliardash. Vetëm për djegësat janë vendosur 420 mln euro. Ndërkohë plehrat digjen dhe ua dërgojnë helmin qyteteve. Mafia qëndron në krye të plehrave. Pak ditë më parë ju dëgjuat për skandalin e muzeut sekret. Që u tenderua me një prokurim sekret. Por çfarë kishte sekret një muze për ushtrinë. 6 milionë euro që u ndanë mes Ramës dhe Xhaçkës. Vjedhja e juaj, e mundit tuaj është ligji i parë i tij. Në 8 vite, Edi Rama i cili mori Shqipëri me një borxh 62.6%. Ka rritur borxhin në afërsisht 100%.
Çfarë u bë. Borxhi i shtetit është si ai i individit. Kur një individ merr një borxh, mendon se si do i kthejë ato, ku do i investojë. Kur shteti merr një borxh, kthimin e bëni ju, nuk e kthen kryeministri. Kryetari pa parti, urdhëroi abstenimin e borxhit që mori 720 mln euro. Opozita nuk mund ta bëjë kurrë këtë vetëm kur e merr peng. Në 8 vite ka marrë 8.2 mld euro borxh. Çfarë është ndërtuar, 34km autostradë që gjysma ka përfunduar përpara vitit 2013. Ku shkuan këto miliarda, u shpenzuan në punime me kosto 8 herë më të larta se realitetin. Tuneli i Kërrabës është ndërtuar me 15 mln euro për km. Unaza e re në Tiranë zgjerohet me një kosto prej 25 mln euro për km. Çfarë ndodh kështu, këta vjedhin dhe vetëm vjedhin” – tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



