E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është makina e parë në botë me filtra anti-Covid
Lajme

Kjo është makina e parë në botë me filtra anti-Covid

Është vërtetuar shkencërisht – shpjegojnë teknikët britanikë – se teknologjia e avancuar ‘nanoe’ redukton në mënyrë të ndjeshme viruset dhe bakteret, duke përfshirë edhe virusin SARS-CoV-2.

Kjo teknologji inteligjente është aktive në ajër, në këtë mënyrë grimcat e dëmshme nuk duhet të kalojnë përmes një filtri për t’u bllokuar dhe për t’u neutralizuar.

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike. Pajisja prodhon triliona radikale hidroksil (OH) të mbështjella me molekula uji me madhësi nanometrike, të cilat reagojnë me ndotësit në ajër.

Sistemi ofron 20 herë më shumë radikale hidroksil se në të kaluarën, me një njësi të dytë për pasagjerët prapa, që ndihmon në ruajtjen konstante të cilësisë së ajrit në të gjithë kabinën”

Këto nuk janë teknika apo teori të çmendura të shtëpive automobilistike: testet e pavarura kanë treguar se përdorimi i Cabin Air Purification Pro për më shumë se 30 minuta është 97% efektiv në eliminimin e viruseve, baktereve dhe substancave ndotëse. Dhe se Nanoe ka treguar eliminim mbi 99% të Covid-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.