E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha këmbëngul për vetting në politikë: Rrëzon murin e  korrupsionit që vret demokracinë
Publik News

Basha këmbëngul për vetting në politikë: Rrëzon murin e korrupsionit që vret demokracinë

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, shkruan Basha.

Vetting-u në politikë është një nga tre propozimet kryesore të Partisë Demokratike për ndryshimet e reja kushtetuese. Sipas PD-së, duhet të përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur personat që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose ata që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, me pasuri të pajustifikuar.

E djathta po ashtu ka kërkuar reformën territoriale që nënkupton rikthimin e komunave dhe , rikthim të koalicioneve parazgjedhore

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.