E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet komunale në Kosovë/ Numërohen mbi 60% të votave, kush po e kryeson Prishtinën
Lajme

Zgjedhjet komunale në Kosovë/ Numërohen mbi 60% të votave, kush po e kryeson Prishtinën

Ka përfunduar numërimi në shumicën e komunave të cilat ishin në balotazh në Kosovë, ku u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. 

1

Duke përfshirë raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës është e para si parti në vend me 9 komuna të fituara. Ajo ndiqet me LDK që ka marrë 7 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin e Prishtinës.

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka marrë 5 komuna, ndërkohë që rezultat i dobët për “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit, që ka fituar 4 komuna.

Rezultati pas përfundimit të numërimit në shumicën e votave:

VV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë

PDK: Mitrovica, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Prizren, Drenas, Dragash

LDK: Lipjan, Pejë, Istog, Viti, Junik, Fushë-Kosova, Prishtinë,

AAK: Deçan, Suharekë, Gjakovë, Klinë, Rahovec

Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot

Xhafer Gashi: Obiliq

KDTP: Mamushë

Nisma: Malishevë

(21:00) Drejt fundit numërimi i votave në Kosovë/ LDK-ja shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë, “Vetëvendosja” humbet edhe Prizrenin

Po shkon drejt fundit numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia ka pranuar humbjen duke e uruar për fitoren rivalin e tij.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, doli në një konferencë për media ku tha se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja është fituese e zgjedhjeve.

“Emocionin e kësaj fitore nuk mundem me përshkru me fjalë. Kjo është fitorja e të gjithëve. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar për me dashtë më të mirën për vendin tonë. përgjegjësinë kam me e marrë më parësore se privilegjin. Unë Përparim Rama zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve”, u shpreh ai. 

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

REZULTATET

Prishtinë: 92 për qind e votave të numëruara, kryeson Rama i LDK-së

Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 92.44 për qind e vendvotimeve në Prishtinë. Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po kryeson me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.

Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 37 mijë e 548, ndërsa Vitia 36 mijë e 357.

Numërohen 98 për qind e votave në Prizren, PDK rrëzon VV-në

98 për qind të vendvotimeve të procesuara në Prizren, PDK-ja rrëzon VV-në
Partia Demokratike e Kosovës është duke udhëhequr pas procesimit të 98 për qind të vendvotimeve në Prizren.

Në këtë komunë, Shaqir Totaj ka marrë 50.67 për qind të votave apo 26 mijë e 453 vota. Ai ka lënë prapa Mytaher Haskukën e VV-së me 49.33 për qind të votave apo 25 mijë e 758 vota.

85 për qind e votave të numëruara në Gjilan, kryeson VV-ja

Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje po kryeson në Komunën e Gjilanit pas numërimit të më shumë se 85 për qind të votave në këtë komunë. Ai ka marrë 17 mijë e 846 vota apo 50.96 për qind të votave. Ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 17 mijë e 175 vota apo 49.04 për qind.

(19:10) Përfundon pa incidente raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, pritet të dalin rezultatet e para të votimeve

Ka përfunduar pa incidente procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku kutive iu drejtuan qytetarët e 21 komunave.

Mediat e Kosovës raportojnë se të gjitha qendrat e votimit që u hapën në orën 07:00 janë mbyllur në orën 19:00.

KQZ bëri me dije se pjesëmarrja ka qenë 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës. Pas pak do të dalin edhe rezultatet e para preliminare të këtyre zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.