Edi Rama uron për fitoren kandidatin e LDK-së në Prishtinë: Kurioz për impaktin që do të ketë një kryebashkiak arkitekt
Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e LDK-së Përparim Rama për fitoren në garën e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë shqiptare thotë se është shumë kurioz të shohë impaktin e një kryebashkiaku arkitekt në Prishtinë.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës“, shkruan Rama në një postim në “Twitter”.
Arkitekti Përparim Rama fitoi zgjedhjet në Prishtinë duke mposhtur rivalin e “Vetëvendosjes” Arben Vitia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



