E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD mbledh për herë të parë kryesinë e re! Rendi i ditës: Do merren vendime dhe masa për të mbrojtur interesin e PD dhe funksionimin demokratik të organeve të saj
Politikë

PD mbledh për herë të parë kryesinë e re! Rendi i ditës: Do merren vendime dhe masa për të mbrojtur interesin e PD dhe funksionimin demokratik të organeve të saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë sot në selinë e PD-së kryesinë e partisë. Kjo është mbledhja e parë e kryedemokratit me anëtarët e kryesisë pas zgjedhjeve që u bënë më 30 gusht të këtij viti.

Temë e diskutimit do të jetë përplasja në Partinë Demokratike mes Berishës dhe Bashës, e cila rrjedhimisht ka shkaktuar edhe ndarje në Grupin Parlamentar dhe në bazë.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite: ‘Diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj’.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, kati i II, selia qendrore e PDSH-së”, thuhet në njoftimin që numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, u ka shpërndarë anëtarëve të kryesisë.

Lëvizja e kryetarit të Partisë Demokratike vjen menjëherë pasi ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, 4200 formularë ku pretendohet se janë firmosur nga delegatët e Kuvendit për të mbledhur më 11 dhjetor organin më të lartë të selisë blu.

PD-ja zyrtare e ka kundërshtuar procedurën që ka ndjekur Sali Berisha për të thirrur kuvendin një muaj më vonë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh pak ditë më parë se Berisha ka luajtur blofin dhe po tallet me demokratët me procedurën që po ndjek. Madje, sipas kryedemokratit, Berisha po tallet me anëtarët e PD-së.

NDRYSHIMET

Kryesia e re e PD-së u zgjodh në gusht të këtij viti. 15 prej tyre u zgjodhën me votë nga Këshilli Kombëtar ndërsa 23 të tjerët u emëruan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, për shkak të postit. Në kryesinë e PD-së janë 4 nënkryetarët, Duma, Tabaku, Alibeaj e Rushaj.

Të katër nënkryetarët deri më tani kanë ndjekur qëndrimet e PD-së zyrtare dhe nuk kanë mbështetur nismën e Berishës në PD. Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, është pozicionuar dukshëm në krah të Berishës.

Krah Berishës është pozicionuar edhe ish-kryetari i FRPD-së dhe Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën, si dhe kryetarja e Forumit të Gruas Demokrate, Albana Vokshi. Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka hapur garën për kryetaren e Forumit të Gruas.

Nga qëndrimet publike të mbajtura deri më tani, në kryesinë e re të PD-së 7 anëtarë janë pro Berishës, ndërsa 31 prej tyre janë pro Bashës. Ndërkohë, në kryesinë e PDsë ka edhe ndryshime. Pas dorëheqjes së Arben Kashahut, sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, kryedemokrati Basha e ka zëvendësuar me Gentian Gabën.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.