Krimi makabër në Fier/ Kreu i KMSH-së: E pa pranueshme që persona me precedentë të rëndë të enden të lirë! Apeli për institucionet e drejtësisë
Spahiu thotë se është e pa pranueshme që persona me precedentë të rëndë penale të enden të lirë në shoqëri.
“Trishtues lajmi që po përcillet nëpërmjet mediave për ngjarjen makabre të ndodhur sot në një fshat të Fierit!
Lutjet e mia shkojnë për prindërit e fëmijës së ndjerë, Zoti u dhëntë atyre durim!
Apeli shkon për institucionet e drejtësisë dhe ato të garantimit të sigurisë së qytetarëve, ngjarje të tilla të përsëritura, siç është rasti i sotëm, nuk duhet të ndodhin më kurrë.
Është e pa pranueshme që persona me precedentë të rëndë penale të enden të lirë në shoqëri.
Është koha që të reflektojmë të gjithë si shoqëri, gjithsecili nga ne ka kontribut për të dhënë që shoqëria jonë të bëhet më e mirë, më e paqtë”, thuhet në mesazhin e Kreut të KMSH-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



