Autori i vrasjes së 8-vjeçarit rrëfen si e kreu krimin monstruoz (Dëshmia)
Autori i krimit makabër ka deklaruar para policisë se: “Djali më ofendoi dhe e qëllova“.
Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.
I mituri ishte filmuar gjatë ditës së sotme duke bërë xhiro me biçikletë, ndërsa më pas ishte parë që hynte drejt shtëpisë së autorit. Pasi efektivët kontrolluan të gjithë shtëpinë e autorit të krimit pikasën një gropë të madhe me dhe.
Policët nisën gërmimet dhe zbuluan trupin e pajetë të 8-vjeçarit që dyshohet të jetë goditur me sende të forta në kokë, si kazmë apo lopatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



