Kërkesa e PD për ndryshime kushtetuese/ Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, ja çfarë pritet
Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës mes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore.
Në focus të diksutimeve do të jenë propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese.
Në rend të ditës në këtë mbledhje është caktimi i relatori, miratimi i ekspertëve konstitucionalistë për ekspertizën përkatëse si dhe caktimi i detyrave për ekspertët.
Nga ana tjetër kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, gjithashtu kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re.
Ndrkohë që një nga propozimet më të rëndësishme në të cilat PD është duke lobuar fortë dhe është artikuluar disa herë edhe në Parlament është edhe vetting I politikanëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



