E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtruan gjermanët dhe spanjollët nga Call Centre, policia arreston 8 persona
Lajme

Mashtruan gjermanët dhe spanjollët nga Call Centre, policia arreston 8 persona

Është finalizar nga policia aksioni i koduar  “North Forex”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij informacioni janë arrestuar 8 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet :
K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe.Ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë identifikuar me inicialet: P. Ë., 27 vjeç (shtetas polak), A. S., 21 vjeçe (bashkëjetuesja e tij) dhe K. M., 38 vjeç.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Sipas policisë këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. Ë., i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.
Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.”– njofton policia./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.