E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj: Ramës i intereson në krye të PD një njeri i konsumuar dhe që ka “non grata”-n mbi shpinë
Politikë

Gjekmarkaj: Ramës i intereson në krye të PD një njeri i konsumuar dhe që ka “non grata”-n mbi shpinë

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj deklaron se kryeministrit Edi Rama i intereson një njeri i konsumuar si Sali Berisha në krye të PD-së, i cili për më tepër ka mbi shpinë “non grata”-n nga SHBA-të.

Duke folur në emisionin “Opinion” Gjekmarkaj tha se nuk beson që Berisha vetë bashkëpunon me kriminelët, por shtoi se ai nuk reagoi mbi akuzat dhe ti përgënjeshtronte ato.

“Ramës i intereson konflikti permanent në PD dhe mund të investojë që konflikti të zgjatet. Sot kemi një Sali Berishë që propozohet si kryetar partie, propozon rregulla, ka firma që nuk i tregon, jep edhe garanci për garën, duke qenë i pezulluar nga grupi parlamentar. Gjithë diskursi anashkalon faktin kryesor, goditja që ka ardhur nga SHBA. Flitet për të shkuarën, të tashme, të ardhmen por jo për këtë fakt. Për mua është fakt madhor”, tha Gjekmarkaj.

“Nuk besoj se Berisha po bashkëpunon me Edi Ramën. Pavarësisht nga diskursi që përdor Basha, apo Berisha, e përdorin bazën të galvanizuar. Ramës i intereson një njeri i konsumuar në krye të PD-së, që e ka bërë trajektoren, që në këtë rast është Berisha, që ka 30 vjet, që ka non grata mbi shpinë nga SHBA. Ai tha në fushatë që po votoni Bashën, por do keni Berishën dhe Metën. Atij i intereson ta ketë këtë diskurs në opinionin publik. Kanë ndodhur dy fakte, Basha akuzoi që ka pasur përzierje të grupeve kriminale në Elbasan dhe vende të tjera në plotësimin e formularëve të PD, doli edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, nuk pashë një Berishë i cili nuk e ka pasur për gjë të përmendë emra, ta përgënjeshtrojë dhe mohojë këtë fakt. Nxori një kartelë, por duhet të reagonte në mënyrë më energjike. Nuk besoj se Berisha vet bashkëpunon me kriminelët për të plotësuar firmat, enturazhi i tij duhet ta përgënjeshtronte këtë. Nuk përjashtoj mundësinë që Rama ndikon që një pjesë e tyre (gazetarëve) të mbajë një pozicion të caktuar dhe të plotësohet fabula me element krishërie, që gazetarët pranë Ramës mbështesin Bashën, por edhe njerëzit e Ramës në terren mbështesin Berishën dhe kështu konflikti merr performancën e tij të plotë”, shtoi deputeti i PD.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.