E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: Jep dorëheqjen, s’ke punë me ne
Politikë

Berisha “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: Jep dorëheqjen, s’ke punë me ne

Librazhd- Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të premte në qytetin e Librazhdit për të zhvilluar foltoren e radhës me demokratët e këtij qyteti.

Në fjalën e tij ish-lideri historik i kërkoi dorëheqjen kryedemokratit Lulzim  Basha, duke i thënë se është një mjeran, i cili sipas tij u mor me karrigen e tij dhe nuk mbajti zotimin për mbrojtjen e votës së demokratëve më 25 prill.

Votat dhe mandatin narkoshtei i vodhi pa mëshirë me patronazhistët e vet. Rama rrëmebu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë. Ai shpenzoi për asfalte 41 mln , mobilizoi fallangat e krimit në 4 anët e vendit për të rrëmbyer vota. Kryetari u zotua se do të mbrojë votën tuaj, se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prilit, shkelmoi çdo zotim para jush dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Ramën. Nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të votojë borxhin e madh të vendit, ashtu siç bëri Basha.

Në Shqipëri borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme, kurse rrogat dhe pensionët u ulën në pikiatë. Kreytari i opozitës u dëshmua si një peng i turpshëm. Sot ai i lutet pengmarrësit të tij, “ma hap derën i kishte thënë pengmarrësit se po më shajnë njerzit”, “po ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, s’ke pune me ne ti, ik sa më shpejt”. Basha nuk njeh asnj ligj, moral e njerëzor, ka në dorë vetëm ligjin e partisë, satutin e partisë, ku thyen çdo nen dhe shkelmon çdo nen të PD-së, çdo forum, për të nuk ekziston Kuvendi Kombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.