E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Jam krenar se nuk kam gjë për të fshehur! Bisedova me Gramoz Ruçin për zgjedhjet e 30 qershorit
Politikë

Presidenti Meta: Jam krenar se nuk kam gjë për të fshehur! Bisedova me Gramoz Ruçin për zgjedhjet e 30 qershorit

Presidenti Ilir Meta ka treguar bisedën që ka zhvilluar me Gramoz Ruçin, lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dy vite më parë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se nuk ka folur shumë në telefon pasi sipas tij, ato përgjohen.

Kreu i Shtetit deklaroi se telefonat përgjohen nga shërbimet e brendshme dhe të huaja.

“Unë mendova ta takoja zotin Ruçin përpara mitingut që mos ta bëja fakt të kryer. Nuk kisha kohë të bëja një takim gjithëpërfshirës. Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Presidentin e përgjojnë nga të gjithë. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta mes të tjerash.

Lidhur me qëndrimet e ambasadores amerikane ndaj tij, Meta ka cituar një deklaratë të një intelektuali duke u shprehur se “sot ambasadat janë streha e fundit e maskarennjve”.

“PD do ishte ndarë në dy copë, me forcë, me dhunë, si parti që donte dhe nuk donte reformën. Unë nuk  ngatërrohem me ambasadat. Një intelektual më tha një gjë të mençur.Tha dikur thuhej se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut, sot ambasadat janë streha e fundit e maskarennjve.  Këto histori me pro amerikanë, me pro gjermanë, antiamerikanë e antigjermanë, duhet të marrë fund”, deklaroi Meta.

***

“Djegia e mandateve vendimi më idiot e i çmendur”/ Meta: I kam thënë Bashës në 2019, lërini këto budallëqe! Mazhoranca përgatiti shkarkimin tim por u ndalua nga…

Presidenti Ilir Meta shprehet se ka qenë kundër djegies së mandateve të deputetëve nga opozita në vitin 2019. Në një intervistë në Syri Tv, ai thotë se me këtë akt, opozita ka dëmtuar interesin e qytetarëve por ka dëmtuar dhe postin e Presidentit.

1

Kreu i Shtetit thotë se me deputetët e rinj që u futën në parlament, mazhoranca planifikoi shkarkimin e Metës, por që u ndalua nga protesta masive e 2 marsit të viti 2020.

“Unë kam bërë një vit përpara se të lënin mandatet. Kjo është një çmenduri për të lënë mandatet. A u bë një çadër për të mos bërë zgjedhje me Edi Ramën. Për të hequr Ramën, ku përfundoi në 17 maj. Si do hiqej herën e dytë. Në çdo palë zgjedhje duhet të hyjë opozita. Kjo është çmenduria më e madhe. Ta dëgjojë çdo shqiptar, çdo LSI-ste, opozita ishte jashtë parlamentit, dhe i kam detyruar unë përfaqësuesen e LSI-së. I kam thënë Bashës lërini këto budallëqe dhe plani është që të bëhet zëvendësimi juaj. U dogjën mandatet kur unë u largova një javë nga Shqipëria. Ilir Meta ka qenë shumë kundër. LSI e ka dëmtuar Ilir Metën me këtë akt që bëri. Djegia e mandateve ka qenë vendimi më idiot dhe i cmendur e antikushtetues. Ilir Meta ka qenë kundër që në ditën e parë. Si Presidenti ishte më i rrezikuari. Kishin plan që të më shkarkonin, por u ndalua nga 2 marsi” – tha Meta.

Kreu i Shtetit thotë se Basha duke mos pranuar të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 13 tetorit nuk ndihmoi asnjë.

“Unë kam një pyetje, si shpjegohet që partitë e tjera të opozitës, regjistrohen, vendosin në lëvizje KQZ-në ndërsa kërkuesi kryesor nuk pranon të regjistrojë një kërkesë. PD nuk çoi asnjë shkresë në protokollin e KQZ-së. Mazhoranca kishte nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit. Si e ndihmove opozitën? Kujt i shërbeu kjo, opozitës nuk e ndihmoi gjë. Ai është ende kryetari i PD. Nëse unë do besoja tek kjo dhe ajo, nuk do takoja asnjë politikan shqiptar. Unë dhe përpara se të anuloja dekretin, dola dhe bëja ftesa dhe thirrje për zgjidhje. Unë e bëra për vendin, ai ishte përfituesi më i madh, pasi karriera e tij politike do ishte përvëluar nëse do kishte ndodhur një incident atë ditë. Këto situata që kemi sot, janë për shkak të ndryshimeve kushtetuese të 2008 dhe penalizimi i popullit për referendum. Nëse mendojmë se jemi politikanë demokratë, t’i japim popullit këtë mundësi që dhe të mos ndryshojmë Kushtetutën pa marrë një mendim të popullit” – tha Meta.

Ndërkohë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, Meta tha se do të presë arsyetimin e plotë të saj.

“Së pari Presidenti për çështjet e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka vetëm një qëndrim. Është qëndrimi i raportit të OSBE/ODIHR. Dekreti i Presidentit nuk u ankua në asnjë gjykatë dhe atë mund ta shqyrtojë vetëm Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka një vendim, kur ta kemi atëherë do e mbaj qëndrimin. Në një vend demokratik, përveç gjykatës Kushtetuese ka dhe gjykata të tjera” – tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.