E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“O antiamerikanë të foltores”- Avokat Ngjela ‘zbërthen’ mesazhet e ambasadores Kim: Nëse në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Berisha ka influencë nga Moska dhe Beogradi, atëherë…
Politikë

“O antiamerikanë të foltores”- Avokat Ngjela ‘zbërthen’ mesazhet e ambasadores Kim: Nëse në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Berisha ka influencë nga Moska dhe Beogradi, atëherë…

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar daljen te fundit të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, duke zbërthyer edhe mesazhet që ajo jep për politikën shqiptare.

Sipas Ngjelës, Yuri Kim “u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogeadi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut”.

Avokati i bën thirrje pjesëmarrësve në foltoren e Berishës që ta braktistin atë, sepse sipas tij agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.

Komenti i Spartak Ngjela

Krerët e foltores Berisha duhet të mbajnë parasysh mirë se para shtatë orësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara  Yuri Kim, e veshur shik, ka folur në festën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe ka përshëndetur marinsat amerikanë për trimërinë dhe besnikërinë e tyre. Dhe ishte shumë e gëzuar me këtë rast, dhe në prani të disa ministrave të qeverisë Rama.

Saliu e kupton mirë nëntekstin e kësaj lëvizjeje. Por, më lejoni t’ju them se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe shumë i rëndësishëm për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Kjo ndodh, sepse në këtë  zonë ajo po ndeshet me ndërhyrjet e Rusisë, dhe ky tani është një fakt i njohur botërisht.

Por; fakti që ambasadorja amerikane evokon në Tiranë festën e krijimit të marinës amerikane dhe ngre lart marinsat e saj; u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogeadi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut. Dhe kjo, ngaqë Shqipëria është anëtare e asaj aleance dhe, në çdo rrezik që i vjen një vendi anëtar të NATO-s nga forcat kundërshtare, ai duhet të mbrohet ushtarakisht prej korpusit të marinsave amerikanë.

Kjo është gjendja reale, o antiamerikanë të foltores Berisha! Prandaj lëreni deri këtu edhe folësin, edhe foltoren e tij, sepse, agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.