Denoncimi i demokrates më kanë fallsifikuar firmën për Kuvendin e datës 11
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishtë ndër të parët që shkoi vetë që të verifikonte firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Por menjëherë më pas, Freskida Rapo Hoti e denoncoi publikisht Shehajn, duke e akuzuar se ka gënjyer dhe se mua më kanë fallsifikuar firmën.
Anëtarja e degës nr.5 në Tiranë, i tha live Shehajt se kur deputeti e ka marrë në telefon, i ka thënë që nuk ka firmosur, pavarësisht se del sikur ka firmosur.
Freskida Rapo u shpreh në një lidhje live për emisionin OPEN në Top Channel se rezulton sikur ka firmosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirru nga Sali Berisha, por në fakt nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Dënoncimi e kompromenton thellë procesin e mbledhjes së 4200 firmave nga ish-kryeministri për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së
“Shehaj më mori mbrëmë në telefon dhe më pyeti. Rezulton se keni firmosur për Kuvendin e datës 11, unë i them jo. Atëherë del që firma ime është e falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar. Është një rast dhe si puna ime mund të ketë shumë.
Në fillim të dhjetorit më ka marrë dikush në telefon dhe i kam thënë që nuk firmos. Unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kam hedhur asnjë firmë. Zoti Agron, ju duhet të kishit denoncuar për rastin. Ju duhet të përgjigjeni”, u shpreh demokratja.
Në kundërpërgjigje, deputeti Agron Shehaj i kërkoi demokrates që të shkojë në prokurori.
“Mos thuaj që unë kam gënjyer dhe të kërkoj që të shkosh në prokurori”, tha Agron Shehaj.
Andi Bushati kërkoi që nesër prokuroria të nisë hetimet për falsfikimin e firmave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



