E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Kishte një shkresë nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregonte se nuk ka hetim penal për mua! Mbahej e fshehur në…
Politikë

Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Kishte një shkresë nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregonte se nuk ka hetim penal për mua! Mbahej e fshehur në…

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka deklaruar se kryedemokrati nuk mund të shkonte në SHBA pasi ka dy dosje të hapura.

Për dosjen Muzin, Basha shprehet se është e gjitha një trillim nga ish-kryeministri Berisha teksa sjell në vëmendje se nga hetimet nuk ka pasur një vendim për kryedemokratin.

Basha ka zbuluar për herë të parë se në institucionet e drejtësisë ka pasur një shkresë nga Departamenti i Drejtësisë amerikane ku thuhej se nuk ka çështje penale në ngarkim të kreut të PD-së në SHBA.

Sipas Bashës, kjo shkresë është mbajtur e fshehtë me porosi të qeverisë me qëllim që të rëndonte më shumë pozitat e kreut të PD-së.

Basha: Sot është hera e parë që ka thënë se është pjesë e përcaktimit të tij non-grata. Është nëj sajesë dhe më vjen keq që ditë pas dite futet në sajesa të tilla. Ai e di shumë mirë që unë kam bërë gjithçka që mund të bënte dikush pas shpalljes së tij non-grata për të bërë sa më lehtë pasojat. Është një akuzë shumë e ulët. Këtu ka dy çështje. E para është pak e thjeshtë. S’kam thënë kurrë se nuk do ketë kongres antiamerikan. Kam thënë që forum që të marrë në shqyrtim për të marrë në diskutim vendimet amerikane nuk do ketë. Pse qenkam unë peng? Për çfarë më mban peng Edi Rama?

Gazetarja: Për dosjen Muzin.

Basha: Ajo që thotë aty është një trillim total. Gjashtë muaj më parë ka thënë diçka tjetër. Ka thënë që ka ardhur Donald Lu-ja me disa dokumente. Dy vjet është mbajtur hetimi në prokurori dhe ka konkluduar në apel me zero fakte dhe zero prova për këtë çështje. E ka thënë dhe vetë Berisha. Drejtësia në Tiranë pas dy vjetësh mbylli në të gjitha nivelet çështjet. Nuk ka më çështje për Lulzim Bashën as në SHBA. Nuk ka. Nuk është e vërtetë siç është fakt i papublikuar në media. Nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme. E vërteta është që pas mbylljes së kësaj, në sirtaret e prokurorisë rrinte një shkresë e Departamentit të Drejtësisë amerikane që nuk ka asnjë hetim penal për këtë çështje në SHBA. E mbanin të fshehur me porosi të atij që e mbante peng drejtësinë. Nuk ka pengesa që unë të shkoj në SHBA. E para është dosja Muzin. E dyta është çështja e Toyota Yaris.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.