E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet akuzave të ish-kryetarit të PD: Qëndrimet e tij për interesa personale nuk njohin kufi
Politikë

Basha i përgjigjet akuzave të ish-kryetarit të PD: Qëndrimet e tij për interesa personale nuk njohin kufi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave dhe akuzave të Sali Berishës. Sipas Bashës, njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Basha shkruan në twitter, se qëndrimet e Berishës nga dita kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, tregojnë se ai nuk njeh kufi dhe gjithçka e bën për interesat e tij personale.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

Gjatë pasdites së sotme, Sali Berisha nga Kurbini hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës se merr para nga ata që ai i quan oligarkë. Sipas Berishës, kuotën që oligarkët duhet t’i japin Lulzim Bashës ia cakton Edi Rama.

Po ashtu Berisha tha se dosja “Muzin” u mbyll në Gjykatën e Apelit dhe nuk shkoi deri në Gjykatën e Lartë dhe kjo sipas tij ndodhi me urdhër të Ramës dhe me kërkesë të Bashës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.