E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet  banda shqiptare e heroinës në Athinë, roli që kishte 60-vjeçarja shqiptare
Lajme

Kapet banda shqiptare e heroinës në Athinë, roli që kishte 60-vjeçarja shqiptare

Një bandë shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet greke. Nga operacioni i policisë u arrestuan 3 shqiptarë dhe u sekuestruan 21 kilogramë heroinë.

Aksioni policor u zhvillua në lagjet Kipseli dhe Galatsi në Athinë.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy burra të moshës 33 dhe 36 vjeç dhe një grua 60 vjeçe.

Anëtarët e bandës kishin rolet e tyre, ku 33-vjeçari ishtre “drejtori” i organizatës, i cili koordinonte dhe trafikun e drogës.

Ndërkohë 36-vjeçari mësohet se ishte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja.

Ndërsa 60-vjeçarja mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të heroinës.

Përveç heroinës policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 30.000 lekë shqiptare, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje si prerëse etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.