Basha kyç dyert e PD, kamerat nuk lejohen te zyra e Palokës
Tiranë– Drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e 11 dhjetorit vijojnë të mbërrijnë çdo ditë në selinë blu për të publikuar emrat e delegatëve në kuadër të transparencës.
Të martën, zyra e shtypit të ish-kryeministrit Berisha njoftoi se do të ishin degët 4 dhe 11 në Tiranë që do të publikonin emrat e delegatëve që kanë firmosur, sipas të njëjtit njoftim deklarata do të mbahej në zyrën e e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Abc shkruan se kur drejtuesit e degës 11 në Tiranë hynë në selinë blu, kamerat u ndaluan të hyjnë në seli.
Por më shumë se kamerat, absurdi në selinë blu ishte tek vendimi për të kyçur dyert e të gjithë korridoreve dhe sallave ku zhvillohen mbledhjet. Nënkryetari i degës 11 të PD në Tiranë, Luan Buzhiqi sqaroi situatën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



