E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin FOTOT/ Sali Berisha në shtëpinë e Enver Hoxhës me të afërmit e tij
Lajme

Dalin FOTOT/ Sali Berisha në shtëpinë e Enver Hoxhës me të afërmit e tij

Fiks Fare ka bërë publike fotografinë e ish kryeministrit Sali Berisha në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha.

Emisioni investigativ ka sjellë edhe disa deklarime të ish-kryeministrit, i cili gjatë një bisede me demokratët, e ka cilësuar ish-diktatorin Hoxha si një xhelat. Për këtë i referohet faktit që deputeti socialist, Bujar Çela uroi festat e nëntorit me fotografinë e Enver Hoxhës.

“Deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Në tërë historinë e tyre xhelat si Enver Hoxha, shqiptarët nuk kanë pasur”, është shprehur Berisha.

Po ashtu, në një tjetër emision ka deklaruar se nuk ka folur kurrë privatisht me ish-diktatorin Enver Hoxha. Ndërsa ka shtuar se ka pasur miqësi me djalin e tij, Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Liljanën.

“Mund të kem kaluar kështu, por nuk e kam takuar personalisht. S’kam folur kurrë me të. Kam pasur një miqësi me Liljana Hoxhën dhe djalin e tij Sokol Hoxhën”, thotë Berisha.

1
2
3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.