E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë! I riu i grabit me dhunë çantën 28-vjeçares, i ngul thikën qytetarit që tentoi ta ndalojë
Lajme

Tiranë! I riu i grabit me dhunë çantën 28-vjeçares, i ngul thikën qytetarit që tentoi ta ndalojë

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë ditës së sotme. Mësohet se një 30-vjeçar i ka grabitur me dhunë çantën e dorës një 28-vjeçareje, ndërsa më pas ka plagosur edhe një person.

Policia njofton se 30-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës një 54-vjeçar, që i erdhi në ndihmë të resë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.