E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Azem Hajdari i vogël shfaqet në krahë të Berishës në Qytet Studenti: Ta kthejmë Shqipërinë në formën më të mirë
Lajme

Azem Hajdari i vogël shfaqet në krahë të Berishës në Qytet Studenti: Ta kthejmë Shqipërinë në formën më të mirë

Azem Hajdarit, djali i vogël liderit të lëvizjes studentore të vitit ’90, Azem Hajdari, u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në ceremoninë e mbajtur në përkujtim të “8 Dhjetorit”, Ditës së Rinisë.Përballë statujës së babait të tij në Qytet Studenti, Azem Hajdari u bëri thirrje shqiptarëve që të shmangin personat që janë në dëm të vendit, si dhe tha se shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë ata që e duan Shqipërinë në formën më të mirë të saj.

“Ju falenderoj që keni ardhur këtu dhe falenderoj zotin që ekziston një shpirt i njeriut të tillë që luftoi për të drejtën dhe liritë e njeriut.

Një ditë si kjo e sotmja ka qenë në memorien time si një ditë përrallore nga mirësia dhe guximi i atyre që u çuan për të mirën e kombit tonë. Këtë përrallë unë e kam dëgjuar aq shumë herë, dhe çdo herë është bërë më e bukur. Me rritjen time kuptova se ishte reale dhe këta njerëz luftuan ndaj komunizmit më të egër në Evropë me mirësinë trimërinë dhe idealet e tyre.

Nuk mendoja se do të vinte kjo ditë të mblidheshim sot kështu, mendoja se ishte diçka e shkuar, por kur shikon kur kombi jot është në një situatë të keqe në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit, kjo ditë do të vinte. Ishalla shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe t’a kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë, në formën më të mirë dhe t’i shmangim të gjithë njerëzit janë në dëmin e këtij vendi”, tha Azem Hajdari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.