KPA merr vendimin/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarin Luan Daci, u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve
KPA ka vendosur ditën e sotme që të shkarkoj nga detyra gjyqtarin Luan Daci.
“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtij institucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA, marrë ditën e sotme.
Kujtojmë se Luan Daci është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “falsifikim dokumentash”.
Daci nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në vitin ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor nga gjykata.
Pas shkarkimit për falsifikim dokumentesh, flet gjyqtari Luan Daci: KPA ka shkelur dy Kushtetuta! Çështjen do e ndjek në gjykatën e Strasburgut
Sipas tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkelur dy Kushtetuta. Ai përgjigjet se nuk do ta lërë me kaq këtë vendim, por do ta çojë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.
“Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimeve në Strasburg. Sot KPA me porosi ka shkelur 2 Kushtetuta. Do i drejtohem Strasburgut. Në Shqipëri është bërë edukatë shkelja e ligjit. Nuk do lejojmë, dhe të gjithë ne do japim kontributin tonë që të kthejmë gjykimin e drejtë. Ne këtu jemi dhe do ballafaqohemi me vendimin e saj” – tha Daci.
Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Pas këtij vendimi nga Gjykata e Lartë, KPA nisi procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni.
Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Ai nuk ka treguar shkarkimin e tij nga detyra në vitin ’97.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



