Njoftoi shkarkimin e Palokës dhe disa anëtarëve të tjerë/ Berisha: Komisioni i Rithemelimit i konsideron nul dëshirat e deputetit Basha
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Komisioni i Rithemelimit miratuar ditën e sotme nga Kuvendi Kombëtar e konsideron nul dëshirën e “deputetit“ Basha për thirrjen e Këshillit dhe shkarkimin e kryetarit të saj.
Berisha thotë se Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të respektojnë vullnetin e Kuvendit të zhvilluar këtë të premte.
Postimi i Berishës:
Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.
Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia. Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!
Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen! Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kryetari Lulzim Basha njoftoi se do të propozohet shkarkimi i drejtuesit të këtij institucioni, Edi Palokës.
Kreu i demokratëve gjithashtu njoftoi shkarkimin e 11 delegatëve të degëve të PD-së teksa paralajmëroi dhe largimin e disa funksionarëve të tjerë të partisë ndaj të cilëve do të nisë dhe një proces ligjor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



