E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Fierit: Nga nesër rikthehet furnizimi me ujë! Të përdoret vetëm për nevoja higjeno-sanitare
Lajme

Bashkia e Fierit: Nga nesër rikthehet furnizimi me ujë! Të përdoret vetëm për nevoja higjeno-sanitare

Bashkia e Fierit njofton qytetarët se nga dita e nesërme (13 dhjetor), do të rifillojë furnizimi me ujë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bashkia njofton se uji do të përdoret vetëm për nevoja higjieno-sanitare dhe jo për të pirë.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë! Pas kufizimit të furnizimit me ujë për shkak të situatës së krijuar nga vërshimi i lumit Vjosë dhe mbrojtjes së burimeve tona ujore, duke nisur nga nesër do të mundohemi të rikthejmë furnizimin me ujë.

Kujdes! UJI DUHET TË PËRDORET VETËM PËR NEVOJA HIGJENO – SANITARE. UJI NUK DUHET TË KONSUMOHET DERI NË NJË NJOFTIM TË DYTË.

Situata e krijuar nga vërshimi i lumit Vjosë ka sjellë probleme edhe në rrjetin e furnizimit me ujë.  Për këtë arsye edhe gjatë ditëve në vazhdim do të zbatojmë një grafik të reduktimit të orëve të furnizimit me ujë. Ndërkohë që po punohet intesivisht për rikthimin e  normalitetit në këtë shërbin, KËRKOJMË MIRËKUPTIMIN TUAJ! FALEMINDERIT

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe dëbore. Në zonën e Fierit, për shkak reshjeve, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.