E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Institucionet e reja të drejtësisë, Ylli Manjani kritikon Metën
Lajme

Institucionet e reja të drejtësisë, Ylli Manjani kritikon Metën

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim tnë rrjetet sociale ka kritikuar presidentin Ilir Meta, në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Duke marrë shkas nga njoftimi zyrtarë i Presidencës pas tëkimit të Metës me Johanes Hahn ku presidenti  kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë, Manjani thotë se nuk ka teori që të anashkalojë institucionet publike të shtetit të tij dhe t’i zëvendësojë me ekspertë.

REAGIMI I MANJANIT:

Besimi te shteti nuk importohet.
——————-
Më bëri përshtypje kjo shprehje në njoftimin zyrtar të Presidencës, pas takimit me Johanes Hahn:

“Ai (Presidenti) kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.”
——————-
Kushtetuta dhe ligjet e çdo vendi interpretohen vetëm nga organet që i zbatojnë dhe jo nga ekspertët!

Nuk ka asnjë teori apo praktikë në Jurisprudencë që të anashkalojë Institucionet publike të shtetit e ti zëvendësojë me ekspertë, qofshin dhe të huaj! Ekspertën mund të japin një mendim, kur ju kërkohet, por jo të bëjnë interpretim të ligjeve.

Interpretimi bëhet përgjatë zbatimit të ligjeve dhe kur ka konflikte në interpretim, janë gjykatat (Gjykata Kushtetuese, në këtë rast) ato që bëjnë interpretimin përfundimtar të ligjeve.

Askush tjetër përveç gjykatës! As EURALIUS e as vetë Hahn-i!

Prandaj Presidenti dhe Kuvendi bëjnë mirë të mbledhin mendjen e të fillojnë të zbatojnë Kushtetutën e ndryshuar dhe të ngrenë sa më parë institucionet e reja!

Sa më shpejt, sepse pushteti gjyqsor është në kaos e thuajse jo ekzistent!

Prokurorin e Pergjithshëm dhe atë të SPAK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm e kështu me radhë nuk do ti zgjedhë as EURALIUS e as kush tjetër, përveç se Kuvendit dhe Presidentit.

Ka arritur aty ku nuk mban më! Duhet veprim sa më i shpejtë!

Improvizimet me caktime emrash të përkohshëm apo zgjatje faktike mandatesh, çojnë në humbjen e besimit tek institucionet e reja!

Besimi ose krijohet nga procesi e rregullt e i shpejte, ose humbet!

Ai nuk importohet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.