E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Koha na dha të drejtë”- Basha për aferën e inceneratorëve: Zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe
Politikë

“Koha na dha të drejtë”- Basha për aferën e inceneratorëve: Zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish për hetimet e SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve dhe pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, thotë se “koha në dha të drejtë!”

Duke publikuar edhe një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, Basha thotë se lufta kundër korrupsionit “është jetike për Shqipërinë, pa rezultate konkrete kundër këtij armiku të mirëqenies së qytetarëve asgjë nuk mund të ndryshojë”.

Sipas Bashës, “zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë”.

“Për vite me radhë Partia Demokratike ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë!

Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë”, thuhet në postimin e Bashës në Twitter.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.