“Ndihmë më i çliruar në 16 vjet”/ Lulzim Basha: Ne jemi shumica, Sali Berisha u dërgon mesazh anëtarëve të PD dhe u thotë…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i bindur se ai dhe mbështetësit e tij janë shumicë kundrejt Sali Berishës. Basha thotë se zgjodhi rrugën që mos t’i përgjigjej Berishës me foltore, pasi sic pretendon se ai mund ti bëntë 10 herë më të mëdhaja.
Ai shprehet se ka reflektuar dhe ka vepruar, ndërsa për Berishën deklaron se u dërgonte mesazhe anëtarëve të PD që mos të shkonin në Këshillin Kombëtar.
“Jo nuk jemi pakicë, sepse vendos me çfarë metri e mat. Shumica e qytetarëve duan largimin e Edi Ramës.
Unë ndihem jo vetëm i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më i çliruar në 16 vjet. Sic ndihem unë nga barra e të së kaluarës, ashtu ndihen edhe demokratet. Nëse do ta shikosh hajde ne 18 dhjetor.
Është turp ti shkosh prapa një shfaqje.
Shumica nga foltorja dolën me sytë e ulur përdhe. Thonin 70 dhe lexonin 30-40 anetare. Në fakt nuk ishin as gjysma e tyre delegatëve.
A ka dhuratë më të madhe për Edi Ramën dhe këtë regjim?! Ne vendosëm asimetrinë. Të jesh i sigurt se foltoret e Bashës mund të bëheshin 10 herë më të mëdha. Po zgjodhëm një model ndryshe. Nuk është e lehtë të reflektosh, por duhet edhe të veprosh. Veprimi i parë ndryshe është mos ti përgjigjesha Berishës me foltore.
Nëse ne jemi pakica, pse Berisha ka frika ta tregojë këtë dhe i dërgon mesazhe anëtarëve që mos shkojnë në këshillin kombëtar”, tha Basha në Open.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në PD nuk ka krizë legjitimiteti. I ftuar në emisionin “Open”, Basha u shpreh së ai është kryetari i PD-së dhe është zgjedhur nga anëtarët.

Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor, Basha e quajti tubim, që nisi me faull dhe mbaroi me faull.
“Unë jam kryetar i PD i zgjedhur nga anëtaret. Jam kryetari i opozitës, kam një betejë të vështirë për tu udhëhequr.
Nuk ka patur Kuvend në 11 dhjetor, ka patur një tubim që mund ta thërriste edhe Tom Doshi, nesër mund ta thërrasë edhe Edi Rama, Ilir Meta.
Gjithçka është një manipulim. Në disa momente kyce procesi i tubimit nisi me faull dhe mbaroi me faull. Ata që mbyllën firmat në kasaforta duhet të procedoheshin dhe pastaj mbaroi me skena ku shtypeshin ato butonat apo ato të manipulimit të votave në kuti.
Nuk ka krizë legjitimiteti në PD ka një krizë legjitimitet të Berishës me SHBA që kanë shpallur non grata, ka një lëvizje të Berishës për tju imponuar demokratëve dhe për të marrë peng demokratët.”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



