E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Një nga qëllimet kryesore të Kuvendit më 18 dhjetor është të ndahemi nga e shkuara dhe kulti i individit
Politikë

Basha: Një nga qëllimet kryesore të Kuvendit më 18 dhjetor është të ndahemi nga e shkuara dhe kulti i individit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se do ta pastrojë Partinë Demokratike, nga ata që ai i quan mbeturina të komunizmit.

Basha u shpreh në “Open” se qëllimi i Kuvendit të 18 dhjetorit është që të shkëputet nga e shkuara dhe kulti i individit.

“Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit. Nuk u vjen mirë ju. Unë jam ballë lart për çdo gjë në jetën time. Nuk kam asgjë që të më mbajë peng. Nuk kam detyrime ndaj askujt. Unë kam detyrë vetëm ndaj demokratëve”, u shpreh Basha.

Basha pranon se për një kohë të gjatë fati i PD ka qenë i lidhur me Sali Berishën dhe për këtë demokratët kanë paguar edhe faturë, ndërsa tha se edhe ai vetë ka përgjegjësinë më të madhe për këtë.

“E para e punës një nga qëllimet kryesore të Kuvendit tonë është që të ndahemi me të shkuarën dhe pjesë e të shkuarës është kulti i individit. Partia Demokratike, për një kohë shumë të gjatë e ka lidhur fatin me Sali Berishën dhe është identifikuar me Sali Berishën. Kjo ka vazhduar edhe pasi Sali Berisha dha dorëheqjen. Dhe për këtë Partia Demokratike dhe demokratët kanë paguar një faturë. E kanë paguar heshturazi. E kanë pranuar heshturazi. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për të e mbaj unë sepse unë kam qenë i zgjedhur me një anëtarë një votë që e kam pranuar heshturazi. Kam pranuar heshturazi faturën e një Sali Berishe që tha lamtumirë, por që nuk iku kurrë as fizikisht, as me akte. Pra, kjo është e para, Partia Demokratike për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me dualizmin dhe kostot e këtij dualizmi dhe për këtë padiskutim që kam dhe unë përgjegjësinë time. E para është kjo.

E dyta, pra realiteti është ky që ne kemi tërhequr gurët e rëndë mbi shpatulla, e kemi bërë këtë, e kemi paguar këtë kosto, kemi heshtur kur e kemi paguar këtë kosto. Edhe më 25 prill, kanë qenë shumë njerëz që më kanë thënë, pavarësisht se kjo, unë nuk mund të dilja transparent dhe ta thoja këtë: Që jeni shumë të mirë, jeni djem të mirë, do vazhdojmë përpara, por me Sali Berishën dhe me Ilir Metën në krah, nuk ju votojmë. Këto janë fakte që të cilat ne nuk kemi dashur t’i afrontojmë, ndonjëherë as brenda vetes as t’i pranojmë dhe padiskutim për këtë kemi paguar dhe vazhdojmë të paguajmë faturën. Ka diçka shumë të thjesht këtu, ne nuk diktojmë as nuk ndikojmë dot në vendimet që merr Amerika, por është detyra jonë dhe e imja si kryetar i demokratëve, që kur vendimet të partnerit strategjik merren, me një impakt politik për familjen tonë politike. Me një impakt për sakrificën e këtyre demokratëve, unë duhet të marrë një vendim për të ardhmen e demokratëve. Dhe vendimi është marrë për të ardhmen e demokratëve. Dhe mos marrja e këtij vendimi do të sillte pasoja më të rënda për demokratët”, tha kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.