A ka ndonjë mundësi për marrëveshje me Bashën për të zgjidhur situatën? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse ka një mundësi për marrëveshje me Lulzim Bashën për të zgjidhur situatën brenda Partisë Demokratike.
Berisha shprehet se nga PD-ja, nuk do të përjashtohet asnjë njeri, por thotë se Basha mund të rrijë vetëm si deputet i thjeshtë.
Berisha: Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të heqë sqeparin dhe bravat e të rrijë deputet i thjeshtë brenda PD-së. Unë kam faktuar, që ato çfarë kam thënë kam bërë. Nuk gjen një njeri sot, nga dhjetori 90 deri sot që të thotë më preu në besë Sali Berisha. Unë jam njeri që i qëndroj fjalës time. Basham und të qëndrojë deputet aty. Kemi të bëjmë me një gjë të veçantë. Le të provojë Fatos Nano pot ë dojë. Është thirrje e brendshme. Nuk rikthehem se kam dëshirë. Rikthehesh kur ka një thirrje të brendshme. Janë momente që e kanë mistikën e tyre. Kam një frymëzim shumë të madh.
Më tej, Berisha thotë se nuk mund të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së dhe për kryeministër të vendit. Por ai shton se kushdo që ka një ambicie të tillë, është i ftuar të hyjë në garë me të.
Berisha: Çështja e parë, kam deklaruar në 20 maj se Sali Berisha heq dorë nga vendimi i tij i largimit pa kthim. Dhe do rikthehet për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Pyeta veten 100 herë pse e bën këtë gjë. Unë isha njeriu që kisha patur intensitetin më të madh të marrëdhënieve me SHBA. Që nga viti 93, nuk mund të gjesh një të dytë që ka marrë vendime në marrëdhënie me SHBA. Historinë e këtij vendi, askush nuk e ka luftuar korrupsionin më shumë se unë. Krijova një problem me fëmijët. Atyre u diktova kur erdha në pustet që të deklarojnë pasuritë. Meqënëse isha zotuar se nuk do të paditet asnjë gazetar në gjykatë nga administrate ime, atëherë këtë rregull bëra dhe për fëmijët e mi. U thashë që ju nuk do të padisni asnjë. Ndaj tyre ka shumë shpifke, që i morën shumë politikanë. Ai nuk ngjitet. Është një lider i thyer. Absolutisht që është e hapur gara dhe duke u plotësuar çdo kusht të atyre që janë në garë. Unë nuk do zgjedh njeriun që do garojë. Çfarë përgjegjësie kam unë që ka një thirrje të brendshme të mbështetësve që kryetar të bëhet Berisha.
Njerëzit janë të mençur. Lexojnë që rikthimet janë suksese gjithmonë. Shqiptarët e imagjinojnë çfarë mund të jetë Berisha 3. Berisha 3 do jetë dy herë më shumë se qytetari më shumë se çdo Berish tjetër. A mundet që unë, të zhgënjejë ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh. Unë do bëj gjithçka ta justifikoj. Siç kam thënë, kryeministri i ardhshëm do zgjidhet me votën e anëtarësisë. Do ketë një votim dhe referendum. Nëse më pyuet mua, është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ata që kanë ambicie të marrë drejtimin e PD-së, është i ftuar të vijë në garë. Por unë që të them, vetë, pas këtij uragani se unë nuk do të jem, nuk mund ta them kurrë. Do jua lë shqiptarëve të vendos.
Berisha më tej tregon dhe se pse e pranoi Bashën brenda PD-së në vitin 2005. Asokohe, sipas Berishës, kryedemokrati ka pasur një formim të mirë. Ish-kryeministri tregon se nuk kanë qenë fëmijët që e kanë bindur Berishën që të marrë Bashën.
Berisha: Unë Lulzim Bashën e njoha në vitin 90’-91’. Lulzim Basha ka ardhur për herë të parë me Barend Kohen. Basha ka ardhur me pantallona të shkurtra, djal i ri. Që nga ajo kohë,m unë kisha njohur më shumë Lulzim Bashën dhe Aurela Bashën. Kjo e fundit sëbashku me një zonjë tjetër, kishin një organizatë civile me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri. Ato vinin në Strasburg në këshillin e Europës. Ishte financim i parlamentit holandez. Ideja e KOP-it, më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit? Kisha disa që ishin në Kosovë, kishin një meritë. Nuk ka qenë vajza ime që më kanë sugjeruar Bashën. Nuk kanë ndikuar tek unë për ta marrë. Po te kthehesha prapë, sërish do e merrja. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it. E para kishin meritën, dinin gjuhë të huaj, morën pjesë në ndërtimin e shtetit të ri.
Pyetje: Kur u bindët që është pasardhës i juaj në PD?
Berisha: Asnjëherë. Përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në qershor të 2013 ishte Berisha. Nuk isha unë i vetmi. Bëra për të hapur rrugën e garës për të gjithë të tjerët. ASnjë njeri, përvec Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqitën për garë. Të gjithë ata që më thonin se e kemi peshqesh prej teje, unë i thoja pse nuk kandiduat. Kam pasur kënaqësi kur një gjeneratë e re erdhi në timon. E kam përjetuar me kënaqësi.
Pyetje: Keni punuar 16 vite me Bashën? Jeni intuitive dhe kur e ke përballë e njeh se cili është. Kur menduat se Basha nuk ishte ai që kishe menduar?
Berisha: Unë kam bashkëpunuar me sukses të plotë dhe me njerëz që kanë shkruajtur libra dhe artikuj kundër meje. Në ligjin tim të bashkëpunimit, unë kam një qëndrim. Nuk kërkoj kurrë nga bashkëpunëtori im atë që nuk mund të bëjë. Gjej atë që mund të bëjë. Përpiqem të marrë dhe të përfitoj atë që mund të bëjë. Basha bënte shumë mirë misionin që e ngarkoje, nuk e lëshonte. I ngarkova rrugën, por nuk e lëshon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



