E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sheh njerëzit e Bashës në tarracën e PD-së: Janë policët e Ramës që mbrojnë Lulin (FOTO)
Publik News

Berisha sheh njerëzit e Bashës në tarracën e PD-së: Janë policët e Ramës që mbrojnë Lulin (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një prononcim për mediat se gjatë ditëve të ardhshme, ai sëbashku me mbështetësit e tij do të futet në selinë e PD-së.

I pyetur nëse Basha nuk do të pranonte të lëshonte zyrën, Berisha shprehet se ai do të qëndrojë i rrethuar, dhe po të dojë, le të futet në grevë urie.

“Basha nuk njeh as veten e tij. Kusuri im është se nuk e njeh veten. I ka fikur dritat, paskan ardhur, me kaq shumë njerëz nuk kishe si ngjiteshe. Protesta kombëtare, dhe pastaj kemi një periudhë të ristrukturimit të partisë.Këtu ka nevojë urgjente. Që nesër do jemi në seli, këto ditë dmth. Në seli jemi. Atë, ai do rri aty i rrethuar, dhe i kanë vu dy kundragaze në zyrë. Kur sështë I lirë, njeriu I palirë përjeton frika të tmerrshme.  Çfarë do bëj Basha do fikllojë grevë urie në zyrë. Ai mendoj unë, të shkojë në lagjien 8, të ulet aty ku lindi, pse u denatyralizua nga lagjia,. Po të dojë le të rrijë deputet I PD-së. Gara në parti është e hapur, për këtë shekull ai I ka larë duart“ – tha Berisha.

Kjo ishte pak para se Sali Berisha të mbërrinte në selinë blu bashkë me mbështetësit e tij.

U raportua se ata ishin mbështetës të Bashës që ishin ngjitur atje për të shmangur një përplasje të mundshme me njerëzit e Berishës.

Në një moment Berisha ngre kokën për t’i parë pasi informohet nga njerëzit e tij.

Dhe gjatë fjalës së tij për gazetarët ai tha se “ata janë policët e Ramës që kanë ardhur për të mbrojtur Lulin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.