E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga darka në Elbasan te marrëveshjet që pritet të nënshkruhen, zbardhet axhenda e “Open Balkan” në Tiranë
Politikë

Nga darka në Elbasan te marrëveshjet që pritet të nënshkruhen, zbardhet axhenda e “Open Balkan” në Tiranë

Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet në datat 21 dhe 22 Dhjetor në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Ditën e parë të takimit do të bëhet pritja e delegacioneve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku është parashikuar të mbahet një darkë zyrtare në një rezort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e 2 qeveri Shqipëri-Kosovë.

Panorama shkruan se në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama.

Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës. Më pas do të vijohet me marrëveshjet për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

Takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.