Rëndohet gjendja shëndetësore e objektivit të atentatit me eksploziv në Vlorë, 33-vjeçari humbet të dyja këmbët
Është rënduar gjendja shëndetësore e 33-vjeçarit Indrit Sabedini, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me tritol në qytetin e Vlorës pasditen e sotme. Burime për Panorama. al bëjnë me dije se 33-vjeçari ka humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se atentatori ka qenë në afërsi të vendngjarjes ku kanë bërë të mundur shpërthimin e lëndës eksplozive, e cila është vendosur në afërsi të garazhit, në pallatin ku jetonte objektivi.
Sipas policisë hetimet janë të përqëndruara tek e kaluara e 33-vjeçarit, si dhe tek aktivetetet e tij jashtë shtetit ku ai ka jetuar për disa kohë.
Sabedini nuk rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai nuk rezulton kurrë i dënuar nga asnjë gjykatë në vend.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për gjetjen e indikacioneve që mund të çojnë në identifikimin e organizatorëve të atentatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



