Forca policie të pajisur me snajper, furgonë rreth Kryeministrisë, ja si duket atmosfera para protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit
këto foto dhe video mund të shihni pamjet se si duket atmosfera në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e thirrur nga Sali Berisha.
Siç duket, godina e Kryeministrisë është rrethuar nga furgonë policie dhe efektivë të pajisur me snajper.
Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.
Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



