E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramës i thyhet gota teksa po i jepte fjalën Varhelyit: Në traditën tonë syri i keq sapo mori një goditje!
Lajme

Ramës i thyhet gota teksa po i jepte fjalën Varhelyit: Në traditën tonë syri i keq sapo mori një goditje!

Në takimin e “Ballkanit të Hapur” nuk ka munguar edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ka dhënë mesazhin e tij me “Skype”, teksa në tryezën e diskutimit në Tiranë ishin kryeministrat Edi Rama e Zoran Zaev, dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Por, teksa kryeministri Rama po prezantonte Komisionerin Varhelyi për t’i dhënë fjalën, atij i thyhet një gotë. Teksa komisioneri Varhelyi nis të qeshë, Rama e komenton thyerjen e gotës, duke thënë se “U thye një gotë, në traditën tonë syri i keq sa mori një goditje”, ndërsa vijoi më tej se “Më duhet t’ia kaloj fjalën një miku të madh.

I them mik i madh se ka bërë gjithçka që BE të ishte e pranishme, duke ndihmuar njerëzit tanë me vaksinat. PO kështu, ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimet e korridoreve dhe zonave të gjelbra. Oliver, jeni miku më i mirë i neve në Bruksel”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.