E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PS-së vetofrohet për Këshillin Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, Edmond Spaho i jep mbështetjen: Një kandidaturë ekselente
Lajme

Ish-deputeti i PS-së vetofrohet për Këshillin Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, Edmond Spaho i jep mbështetjen: Një kandidaturë ekselente

Në ambientet e Kuvendit të Republikës është zhvilluar seanca dëgjimore me disa prej kandidatëve të vetofruar për dy vakancat e shpallura, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pjesë e kandidaturave të vetofruar ishte dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili në prezantimin e tij u shpreh se kandidon për këtë post pasi mendon se ka përvojën e nevojshme për të dhënë ndihmën e tij në ndryshimin e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatura e Angjelit mori mbështetjen e deputetit të PD-së në komisionin e Ekonomisë, Edmond Spaho, i cili tha se kjo është një kandidaturë ekselente.

Pjesë nga diskutimet

Anastas Angjeli: Mendoj që një kontribut që mund të japë është përmirësimi i kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë është që nga viti 1997, pra për çerek shekulli nuk ka ndryshuar dhe ka nevojë të përmirësohet.

Përmirësime të tjera janë rritja e autonomisë e bankës së Shqipërisë, duke e bërë atë më të pavarur nga ato që parashikon Kushtetuta. Gjithashtu ka disa akte të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me auditin e brendshëm edhe ato duhet të përmirësohen. Dhe dy elementë të tjerë janë transparenca, që duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në vendit tonë dhe siguria kibernetike.

Endmon Spahio: Vende të tilla në Bankën e Shqipërisë janë për individë me një eksperiencë dhe përvojë të madhe. Kështu që mendoj se zoti Anasatas Angjeli është një kandidaturë ekselente për këtë pozicion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.